E fundit/ Nuk shkuan në fushë ndaj Apolonisë, Kamza përjashtohet nga Kupa për dy sezone

Apolonia do të ishte skuadra e parë që mori fitoren lehtësisht në Kupën e Shqipërisë, pasi fitoi me rezultatin 3-0 në tavolinë ndaj Kamzës. Këta të fundit zgjodhën që të mos paraqiteshin për të luajtur në transfertë, duke mbyllur çdo diskutim për vazhdimësinë më tej.

Vendimi i fundit nga Komisioni i Displinës shkoi përtej një humbje me rezultatin 3-0. Sipas këtij vendimi dhe i bazuar në nenin 54/2 të saj, Kamza është dënuar me dy sezone përjashtim sa i përket pjesëmarrjes në këtë garë. /Sport Ekspres/

Vendimi

1. KF “Kamza”, për mos paraqitje në ndeshjen e Kupës së Shqiperisë me KF “Apollonia”, datë 18.09.2019, në bazë të Nenit 54/2 të KDS, dënohet me mos pjesëmarrje në këtë garë për 2 sezonet e ardhshme futbollistike.