E FUNDIT/ “Nuk kam presion, luaj futboll për qejf që 3-vjeç”! Armando Broja flet para Izraelit: Vetëm fitoren kemi në mendje

0

Shqipëria do të përballet ndaj Izraelit dhe Islandës në dy takimet e fundit të shtatorit. Në konferencën për shtyp ishte i pranishëm Qazim Laçi dhe Armando Broja. Sulmuesi i Chelsea tregoi përshtypjen e tij teksa po afron gjithmonë e më tepër ndeshja vendimtare.

“Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme, duhet t’i fitojmë të dyja. Trajneri e vendos formacionin. Kemi përgatitur disa skema për ta fituar takimin. Vetëm fitoren e kemi në mendje. Nëse Reja më fut do të jap maksimumin. Për mua nuk ka shumë presion sepse po luaj futboll, kam luajtur futboll që 3-vjeç. Nuk kam presion sepse luaj për qejf dhe nuk e ndiej, thjesht luaj futboll dhe dua të fitoj”, tha Broja. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.