E FUNDIT/ “Nuk duhet të pësojmë gol, kemi përgatitur strategji për ta fituar”! Cikalleshi flet para Polonisë: T’i bëjmë krenar të gjithë shqiptarët

Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e nesërme ndaj Polonisë. E gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë pikërisht në Varshavë, në atë transfertë. Ndërkohë në ditën e sotme, ka dalë në konferencën për shtyp trajneri Silvinjo dhe Cikalleshi. Në fillim ishte sulmuesi që foli për mediat.

“Ne duam të kthejmë shpirtin e garës për të marrë rezultatet e duhura. Polonia ka lojtarë individualist shumë të mirë, që luajnë në kampionatet më të mira të botës. Nuk mund të themi që kemi përballë një ekip të dobët. Duhet të jemi të gjithë kompakt, vetëm kështu mund të arrijmë rezultatet.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos pësojmë gol. Kryesorja është që të mos humbim, ne kemi strategjitë tona edhe për të fituar, por le t’ia lëmë fushës dhe të mos flasim para kohe. Duke qenë të gjithë bashkë, mediat dhe tifozët, me shpirtin e garës që ne kemi për t’i bërë shqiptarët krenar, do të kërkojmë më të mirën. E dimë që kemi një ekip shumë të fortë përpara dhe nuk duam t’ia japim hapësira atyre. Meqë është ndeshja e parë e trajnerit Silvinjo, duhet të japim 200% nga vetja për ta bërë atë të lumtur”, tha Cikalleshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online