E fundit/ Një tjetër shtyrje vjen për “Premier League”, tashmë bëhen 2 muaj pa futboll

Një tjetër shtyrje vjen për “Premier League”, sa i përket situatës anormale që ka sjellë COVID-19. Fillimisht ishte vendosur që kampionati të shtyhej deri në 4 prill, për të parandaluar ose ngadalësuar më saktësisht hapjen e virusit.

Megjithatë nuk ka rezultuar kaq e thjeshtë kjo betejë dhe do të marrë më shumë kohë. Nëpërmjet një deklarate të fundit, saktësohet se “Premier League” do të nis në rastin më të mirë në datën 30 prill. Pra duke u bazuar edhe nga periudha e tanishme e pushimit, janë gati dy muaj që tifozët nuk mund të shohin dot më elitën e kampionatin anglez. Ky mbetet skenar më pozitiv, pasi ka edhe të tjera alternativa për një “luftë” e cila mund të zgjas deri në verë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online