E fundit/ Një tjetër rast suksesi i menaxherit Bode, Jurgen Goxha firmos për 2 vite jashtë Shqipërisë

Jurgen Goxha është futbollisti i radhës që lë Superioren për të shkuar në një tjetër kampionat. Sezoni mjaft pozitiv me Bylisin, që në dy fazat e para ishte surpriza më e bukur e kampionatit, futbollisti shqiptar largohet për herë të parë nga Shqipëria. Goxha ka hedhur firmën në një kontratë 2-vjeçare me klubin Kabala.

E ardhmja e mbrojtësit 27-vjeçar do të jetë elita e Azerbajxhanit, ku do të luajë më një nga skuarat më të njohura të kampionatit. Lajmin e ka dhënë vetë menaxheri Franci Bode, i cili realizon kështu një tjetër transferim të madh për lojtarët shqiptar.

Pak kohë më parë Bode arriti t’i siguronte Uzunit hapin e radhës me Ferencvaroshin, ku do të përfitonte një shumë të kosiderueshme parash, ndërsa tashmë i jep mundësinë Jurgen Goxhës të provojë për herë të parë veten e tij në një kampionat jashtë Shqipërisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *