Nga Klaudio Ndreca
Më në fund! Tashmë nuk kemi të bëjmë me një lajm duke treguar infektimet e lojtarëve nga Koronavirusi. Flitet për futbollin e vërtetë që është kthyer në krye të detyrës për të përmbushur misionin e tij primar, për të argëtuar njerëzit dhe tifozët.
E ku më mirë sesa në këto ditë, futbolli tregon edhe njëherë sakrificën e tij, për t’ia zbukuar ditën sportdashësve pas një traume psikologjike që ka kaluar nga COVID-19. Këtë herë do të shpalosim formacionet zyrtare për sportin më të ndjekur në botë.
E sigurisht që Gjermania është gjithmonë një model për t’u ndjekur, që i ka rikthyer kampionatet e para. Në Bundesligë kanë dalë formacionet zyrtare, atje ku Klaus Gjasula kthehet si titullar ndaj Dusseldorfit, ndërsa me vëmendje të madhe pritet që të shihet super përballja Dortmund-Shalke, ku nuk mund të mungonte edhe i mrekullueshmi Haland. /Sport Ekspres/