Nga Klaudio Ndreca
Në merkaton e verës duket se Torino do të jetë e vetme në garë për të marrë shërbimet e Ardian Ismajlt. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është përfolur gjatë kësaj kohe në Itali si pasuesi i Kumbullës te Verona por nuk u përjashtuan edhe mundësitë e tjera. Torinezët tashmë sipas asaj që raportojnë mediat italiane janë një hap para dhe kanë nisur bisedimet me lojtarin.
Po si pas të njejtave burime, trajneri kroat i Veronës duket se nuk e ka përballuar dot presionin e Torinos. Juriç ka vendosur të heq dorë nga tentative për të afruar Ismajlin pasi edhe vet nuk është i bundur plotësisht për një investim në mbrojtje, ndonëse po i largohet dyshja kryesore e skuadrës. Më herët “Sport Ekspres” ka mësuar nga burime të sigurta pranë lojtarit se Verona nuk ka kërkuar kontakte të drejtpërdrejta përpos lajmeve që qarkulluan. Tashmë na mbetet të shohim sesa serioze do të jetë kërkesa e Torinos për të afruar Ardian Ismajlin./Sport Ekspres/