E fundit nga Anglia/ Sane drejt largimit, Guardiola duhet të zgjedhë mes Assensios dhe… Rashicës

Pas zërave se Jurgen Klopp shihte si alternativë të sulmit Milot Rashicën, një tjetër lajm i pabesueshëm vjen nga Premier League. Me shumë gjasa Leroy Sane do të largohet nga Man.City në merkaton e verës. Pep Guardiola nuk ka shumë kohë në dispozicion për t’u menduar ta bind atë të qendrojë por po sheh zëvendësuesin e tij të mundshëm. Kampionati pritet të fillojë së shpejti dhe situate ekonomike e klubeve sa vjen e rëndohet, një aspekt “pozitiv” sa i përket blerjes së lojtarëve të mirë e deri diku të lirë nga ulja e çmimeve.

E në rast largimi të Mane, trajneri i City ka tre alternative, Marco Assensio e Real Madrit, Leon Bailey e Bayer Leverkusenit dhe Milot Rashicën. Po po, Milot Rashicën. Të paktën kështu shkruajnë mediat angleze për të rejat e fundit të tregut të merkatos. Gazeta angleze ‘Manchester Evening News’ shkruan se Rashica është në listën e Man. City tashmë.

“Rashica vlerësohet në mesin e top-klubeve në Evropë dhe përformancat e tij këtë sezon janë rritur. 23-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe asistuar katër herë në 20 ndeshje në Bundesligës, që është një bilanc mjaft i mirë në një skuadër si Werder Bremeni që po lufton për mbijetesë. Werderi do të detyrohet të shesë lojtarë nëse bie nga elita. Sa i përket stilit të lojës, roli i Rashicës si një sulmues i brendshëm do të përshtatej në sistemin e Guardiolas. Ndonëse luan me të djathtën, ai shpesh luan në anë të majtë të sulmit dhe ka aftësi për të luajtur edhe si alo e po ashtu edhe si organizator. Shkathtësi të tilla të treguara te një skuadër në vështirësi e bënë sulmuesin nga Kosova një opsion interesant për Guardiolan për ta eksploruar. Ai mund të jetë në disponim për afro 34 milionë euro”, ka shkruar gazeta angleze./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *