Elseid Hysaj ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Estoninë. Mbrojtësi shkodran foli edhe për gabimet e ekipit në atë humbje me Israelin.
“Ne jemi lojtarë që luajmë në klube të mëdha. Duhet të kemi më tepër personalitet. Bëmë disa gabime taktike që nuk duhej, por ja që ndodhën.
Them se duhet ta harrojmë sa më shpejt Israelin, jemi profesionistë dhe gati për ndeshjen e radhës. E dinin se ata do të luanin me kundërsulm, gaboi i gjithë ekipi, jo vetëm unë”, tha Hysaj. /Sport Ekspres/