E FUNDIT/ Ndryshon sërish vendi i Ernest Muçit, nuk luan me Anglinë për Shpresat tona

Ernest Muçi ka një tjetër lëvizje te Shqipëria. Futbollisti i Legias u përfshi në listën e Shpresave, ndërsa do vinte konfirmimi për kalimin te Shqipëria A.

Por së fundmi, pas diskutimeve mes stafeve përkatëse dhe në mungesë të lojtarëve, Alban Bushi e ka marrë Muçin për ndeshjen e parë me Slloveninë. Kjo do të thotë se lojtari i Legias humbet Anglinë, por pritet të bashkohet me Rejën për ndeshjen me Andorrën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *