Ndërsa jemi një ditë para ndeshjes së Shqipërisë me Islandën, kemi edhe një ndryshim në listën e Kombëtares. Kështu zyrtarisht është njoftuar largimi i Etrit Berishës për shkaqe dëmtimi.
Vendin e tij do e marrë portieri i talentuar që ka dalë nga Superiorja, Gentian Selmani. Së bashku me gardianin e Partizanit, Alban Hoxhën, do të përbëjnë edhe treshen e portierëve që do të jenë të gatshëm kundër Islandës. Megjithatë këtu nuk ka vend për shumë dyshime, pasi është Thomas Strakosha si zgjedhje e parë. /Sport Ekspres/