Situata është ekzagjeruar shumë pas ndeshjes mes Kukësit dhe Tiranës. Gjithçka u mbyll në shifrat 2-1, ndërsa që në minutat e fundit gjakrat ishin ndezur shumë në fushë.
Menjëherë pas mbylljes së takimit, ka pasur edhe përplasje mes lojtarëve të dy ekipeve në dhomat e zhveshjes. Gjithçka u nis për shkak të disa pakënaqësive për gjykimin e ndeshjes, me Kalen që ishte si protagonist dhe po diskutonte me një lojtar të Tiranës, Dakun. Situata ka degraduar dhe është dashur ndërhyrja e policisë, pasi konflikti kaloi në banal. Këtu ka pasur edhe një përplasje mes ekipit të Tiranës dhe uniformave blu. /Sport Ekspres/