Kukësi-Vllaznia 0-0
Kukësi-Vllaznia ishte supersfida e ditës së sotme dhe ndeshja e dytë e kësaj jave që pritej si më e bukura për t’u ndjekur, pas derbit të kryeqytetit. Por nëse jemi zhgënjyer nga niveli i ndeshjes së kryeqytetit, në “Elbasan Arena” kishte edhe më keq.
Të dy ekipet ishin dukshëm nën nivel me një ndeshje që u mbyll në barazimin 0-0 thuajse pa nisur kurrë. Mes shumë mungesash Vllaznia që i kënaqet më tepër kësaj pike, megjithëse mund të bënte më tepër në lojë.
Pjesa e parë u mbyll thuajse pa asnjë rast të vetëm në portë. Në të dytë, Gjici është ngritur në këmbë dhe dukej tërësisht i pakënaqur nga ekipi i tij. Në minutën e 75 do të nisnin edhe rastet e para të rrezikshme, me Aralicën që iu afrua golit me një gjysmë rroveshatë, por do të ndalej nga Tafas.
Por edhe në këto momente rasti u krijua pas krosimeve të shumta dhe pa ide që përfundonin në zonë, duke u parë si zgjidhja e vetme. Mustedanagic iu afrua dy herë portës së Kukësit në bazë të cilësive individuale, ndërsa në fund të dy ekipet ndanë nga një pikë në një ndeshje që ishte “ninulla perfekte” për gjumin e pasdites. /Sport Ekspres/
45′ Mbyllet e para pa emocione dhe raste të rrezikshme. I vetmi moment ishte traversa e Bashës pasi u gjend përballë Zogovic, por u akordua pozicion jashtë loje rasti në fjalë.
Kukësi: Tafas, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Gj.Taipi, De Lucas, Milunovic, Basa, Puntus, Feijao.
Vllaznia: Zogovic, Fangaj, Diagne, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Heric, Kruja, Djurdjevic, Latifi, Aralica.