E fundit/ Ndeshja inaguruese e “Arenës Kombëtare”, shtyhet për në 10 nëntor

Ndeshja inaguruese për “Arenën Kombëtare” do të jetë përballja mes Apolonisë dhe Vllaznisë për femra. Ky takim do të jetë i pari dhe do të shërbej si një test për stadiumin e ri, përpara se në të shkelë Kombëtarja.

Përballja mes Vllaznia-Apolonia për femra që u parashikua në datën 3 nëntor do të shtyhet për në 10 nëntor. Kjo pasi është bërë një rimbjellje e fushës për periudhën e dimrit dhe specialistët kanë kërkuar pak më shumë kohë, që gjithçka të jetë gati.

Ndërkohë zhvillimi i një ndeshje të tilla para Shqipëri-Francë, tregon edhe njëherë se vëmendja po kthehet nga futbolli i femrave, që ka pasur një rritje në kohët e fundit. /Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, e planifikuar për tu luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e dielë, datë 3 Nëntor, ora 19:00, do të spostohet për të dielën e ardhshme.

 Duke qënë se është kryer një rimbjellje e fushës për periudhën e dimrit, pas konsultave me kompaninë greke e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës, u vendos sëbashku me zbatuesin që ndeshja të spostohet për të pasur një fushë në gjëndje optimale në prag të ndeshjes inaguruese që do të zhvillohet më datë 17 Nëntor, kundër Francës.

 Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se biletat e shpërndara mund të përdoren për të njëjtën ndeshje në datë 10 Nëntor.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online