E FUNDIT/ “Muçi shkon në Spanjë për 2 milionë euro”, Tefik Osmani i zbulon të gjitha: Tirana ka 20% të kartonit

Tefik Osmani është i ftuar në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“, ku zbulon një lajm të bujshëm për Ernest Muçin. Drejtori sportiv i Tiranës tregon se sulmuesi shqiptar do të transferohet së shpejti në kampionatin spanjoll për 2 milionë euro, por pa zbuluar emrin e klubit që do të paguajë për kartonin e tij.

“Mund të lëvizi shumë shpejt Muçi nga Legia në kampionatin spanjoll për 2 milionë euro. Na kanë thënë edhe ne: “Mbajeni Muçin që ta çojmë në kampionatin italian”. Por na dukej pak habi. E di që dy gola në Shqipëri vlejnë sa 1 në Itali, por përse të mos e marrin? Kemi gati, në mos gabohem, 15-20% të kartonit”, ka zbuluar Tefik Osmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *