Milani humbi me shifrat 2-5 ndaj Sasuolos. Kjo ishte një prej atyre humbjeve që do të shënojnë historinë e kuqezinjëve. Nga titulli kampion i fituar te një vit i mbrapsht i nisur në vitin 2023. Rruga për titullin kampion është humbur dhe këtë e ka pranuar trajneri Pioli pas ndeshjes.
“Skudeto jonë tani është që të arrijmë në Champions League, ky do të jetë qëllimi i Milanit. Kriza ka nisur tre javë më parë. Nga mungesa e fitores me Romën nuk kemi bërë ndeshje tona. Dy ditët e fundit të stërvitjes kanë qenë më të mirat e periudhës së fundit sa i përket vëmendjes së lojtarëve. Tani që marrim një shuplakë e kemi të vështirë të reagojmë. Duhet të tregojmë se mund të arrijmë në Champions League”, tha Pioli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/