Nuk do të ketë më zhvillime të reja dhe të papritura, Thomas Strakosha do të jetë pjesë e Brentfordit. Fabrizio Romano raporton se portieri i Shqipërisë ka përfunduar testet mjekësore në Londër.
Gjithçka është bërë gati dhe ditën e nesërme do të vijë zyrtarizimi i Strakoshës nga klubi i njohur i Premier League. Ky transferim vjen me kosto zero pas mbarimit të kontratës me Lacion dhe njëkohësisht do të nënshkruhet për tre vitet e ardhshme si pjesë e skuadrës angleze. /Sport Ekspres/