E FUNDIT/ Mbyllen takimet e Kupës së Shqipërisë! Flamurtari tregon fanellën e rëndë me Vllazninë, Egnatia bën paqe me Laçin

Në ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e vlefshme për Kupën e Shqipërisë sa i përket fazës çerekfinale. Flamurtari është përballur ndaj Vllaznisë duke u mundur me shifrat 1-2. Shkodranët kaluan të parët në avantazh me Mustedanagic në minutën e 25, ndërsa në të 61 do t’i dyfishonte shifrat.

Ndërkohë ngushtimi i diferencës erdhi nga Indo Oliveria në minutën e 75. Vlen për t’u theksuar se shkodranët ishin në pjesën dërrmuese me lojtarët më të mirë, ndërsa Flamurtari tregon dinjitet dhe fanellën e rëndë, pavarësisht se është në Kategorinë e Dytë dhe duhej të përballej me kundërshtarin që kërkon titullin kampion në Superiore.

Nga krahu tjetër Egnatia dhe Laçi janë ndalur në barazimin 1-1. Shehu do të shënonte në minutën e 17 me penallti, por Demiri barazoi vetëm pak minuta më vonë duke e vendosur historinë e ndeshjes në minutat e para. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *