Kryeqyteti vishet i kuq. Partizani ka mposhtur Tiranën me shifrat 2-1 në derbin e zjarrtë të kryeqytetit. Mageti mori rolin e heroit në kampin e kuq. Mesfushori i Partizanit zhbllokoi rezultatin në minutën e 15 të takimit me një gol spektakolar nga distanca. Tirana u kundërpërgjigj në minutat e fundit të pjesës së parë.
Jonuzi shënjestroi portën në minutën e 41-të, por Qirko e grushtoi topin në zonë. Aty u gjend Kristal Abazaj, që me kokë e shtyu sferën drejt rrjetës. Rezultati qendroi i pandryshuar deri në minutën e 93-të, kur Partizani shfrytëzoi epërsinë numerike pas daljes me karton të kuq të Jonuzit në minutën e 87. Ishte sërish Mageti ai që e dërgoi topin pas shpinës së portierit kundërshtar, duke i dhënë fitoren të kuqve. Me këtë rezultat Tirana mbetet jashtë “final four”-it, me një pikë më pak nga Dinamoja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/