E FUNDIT/ Lionel Mesi te Wolfsburg? Ekipi në Bundesligë vjen me komunikatën zyrtare: Dëgjuam se dikujt i mbaroi kontrata…

0

Lionel Mesi është aktualisht një lojtar i lirë dhe pa kontratë. Barcelona është në situatën që i trembej më shumë teksa i duhet që të punojë sërish me yllin argjentinas për ta bindur që të vazhdojë bashkëpunimin me katalanasit. E teksa ndodhemi në këtë moment, Wolfsburg ka ardhur me një reagim përpara pak minutash.

Klubi i Bundesligës njofton se një komunikatë zyrtare do të vijë së shpejti për zyrtarizimin e transferimit të Mesit. Sigurisht e thënë kjo mes humorit, ndërsa skuadra gjermane shkruan: “Dëgjuam se dikush mbeti pa kontratë”. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.