E fundit/ Krisjtan Asllani blindon vendin e titullarit te Interi, Inzagi e zgjedh nga minuta e parë edhe kundër Monakos

Interi do të zhvillojë mbrëmjen e sotme miqësoren e tretë përpara nisjes së sezonit të ri. Inzagi ka përzgjedhur 11 lojtarët që do të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër Monakos. Në formacion gjendet përsëri emri i Kristjan Asllanit.

Mesfushori shqiptar ka blinduar vendin e tij të titullarit në pak ditë te Interi. Kjo është ndeshja e tretë që 20-vjeçari i lindur në Elbasan luan nga minuta e parë me fanellën zikaltër. Asllani i ka befasuar të gjithë te Interi dhe tashmë duket se Inzagi do të ketë dilema të mëdha përsa i përket mesit të fushës përgjatë kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *