E FUNDIT/ Kosovës po i ikën nga duart bileta e Europianit, Amir Rrahmanin nuk e lë Napoli

Vuajtja është duke vazhduar te Kosova, ndërsa jemi përpara takimit më të rëndësishëm që kanë zhvilluar dardanët deri në këto momente. Pikërisht ajo ndeshje që do të luhet ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa fituesi do të shkojë në finalen ku do diskutohet bileta e Europianit. Por situata e fundit me pandeminë ka krijuar një situatë vërtet kaotike. Si një telenovelë me përgënjeshtrime që vijnë pas çdo ore mbi lojtarët që do të grumbullohen te Kosova. Por tashmë është mbyllur përfundimisht historia e Vedat Muriqit, që nuk do të jetë gati ndaj Maqedonisë.

Për të vazhduar më tej është Amir Rrahmani që nuk do t’i bashkohet Kosovës. Mbrojtësi i dardanëve ka dalë negativ sa i përket testit të Koronavirusit dhe lajmet për infektimin e tij nga pandemia kanë rezultuar të rreme. Por ashtu si edhe me rastin Hysajn, Napoli i ka mbyllur të gjithë futbollistët e tij për 14 ditë të tjera dhe nuk do t’i lejojë që të largohen në Kombëtaret e tyre. Lista vazhdon me Milot Rashicën që nuk është pjesa e listës së Kosovës për shkak të një dëmtimi, duke plotësuar kështu largimin e tre shtyllave kryesore ku mbështetej Shaland. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *