E fundit/ “Ja plani për nisjen e Superiores”, flet Ilir Shulku: Rama ka punë më të mëdha, nuk kanë ardhur para nga UEFA e FIFA

Nga Klaudio Ndreca

Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka folur sa i përket zhvillimeve të fundit që priten në futbollin shqiptar. Superiorja pritet që të nis në muajin maj, të paktën kjo ka qenë kërkesa e drejtuar kundrejt shtetit.

Por deri tani nuk ka ardhur ende asnjë përgjigje, pasi siç shprehet edhe vetë Shulku, kryeministri Rama ka punë më të rëndësishme sesa futbolli. Pasi nuk është ndihmuar sporti me pagesat e luftës, ka edhe një zgjatje pa përgjigje sa i përket rifillimit të kampionatit. Në intervistën për “Ora Sport”, sekretari i FSHF-së ka treguar edhe planin sesi pritet që të rinisë sporti, ndërsa ka hedhur poshtë zërat se UEFA dhe FIFA ka dërguar fonde sa i përket kësaj situate.

“Deri në momentin që flasim nuk ka asnjë fond të akorduar nga UEFA apo FIFA për federatën tonë. 500 mijë dollarë që është përfolur nuk është i vërtetë. Është një fond që vjen nga FIFA për shpenzime operacionale të federatave. Ajo vjen në dy këste. Nuk ka asnjë fond shtesë nga ato që janë. Nëse do të ketë një ndihmë nga këto dy institucione ne do ta shfrytëzojmë. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur në dispozicion një shumë prej 400 mln lekësh në muaj për të gjitha kategoritë e futbollit në vend për të ndihmuar sportistët dhe nënpunësit e futbollit. Rikthimi i futbollit do të rikthejë dhe ekipi kombëtar. Sipas datave që janë përcaktuar do të kemi dhe kthim të saj.

Ne kemi bërë një kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë dhe të sportit për rifillimin e kampionatit. Hapi i parë që kemi kërkuar ishte hapja e seancave stërvitore. Ne mendojmë që në një fushë stërvitore prej 10 mijë metrash katror që të stërviten 20 persona, pa patur kontekte fizike. të vijnë dhe të ikin me makina personale. Hapi i dytë ishte fillimi i kampionatit, të ulemi me specialistët e ministrive. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga to. Qeveria dhe kryeministri ka pasur punë më të mëdha se sporti. Por mos harrojmë që në Shqipëri kemi rreth 20 mijë sportistë, punonjës të tjerë, punonjës të medias dhe numri është më i lartë. Qeveria ka nxjerrë rregulla për të dalë nënat me fëmijët. Por komuniteti i futbollit kërkon që të ushtrojnë sërish punën e tyre. Unë do ti thoja të gjithë atyre që kanë përmendur golat e kombëtares shqiptare në fund të ndeshjes, kombëtarja na ka çuar në Evropë. Nëse një gjë e tillë është kaq reale sa ka thënë kryeministri, skuadrat shqiptare paguajnë tatimet. Nëse ka ekipe që nuk paguajnë, ne i kërkojmë qeverisë që t’i evidentojë ato”, tha Shulku. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online