Armando Broja do të luajë titullar në përballjen e Southampton kundër Leeds. Sulmuesi shqiptar përfiton kështu një mundësi të artë pas performancave me Shqipërinë në këto dy takime të muajit tetor.
Në konferencën për shtyp trajneri Hasnhutl do të shprehej se Armando Broja nuk është gati për ta nisur titullar dhe se gjithmonë e nis nga pankina edhe te Shqipëria. “Është zëvendësues i mirë”, tha Hasenhutl para takimit.
Por mesa duket kjo ishte një lojë në konferencën për shtyp që tekniku Bielsa të fokusohej në një tjetër sulmues te Southampton, në mënyrë që Broja të ishte surprizues për vendosjen për herë të parë si titullar në “Premier League”. /Sport Ekspres/
Ready to resume our #PL season ?
How #SaintsFC will line-up against #LUFC this afternoon: pic.twitter.com/316FPRaqXi
— Southampton FC (@SouthamptonFC) October 16, 2021