Igli Tare duket se kërkon ta shfrytëzojë merkaton e janarit deri në momentet e saj të fundit. Lëvizja e radhës për të është të afrojë në ekpin e Lazios një emër të njohur në arenën europiane si Oliver Giroud. Pasi u përfol për një kalim te Interi, tashmë është klubi kryeqytetas që tenton të marrë shërbimet e sulmuesit francez.
Tare mësohet se ka dalë nga “Sheraton Hotel” në Milano dhe është drejtuar në një tjetër hotel, ku do të bindë futbollistin e Chelsea-s për të shkuar në Serie A. Pasi ka lënë hotelin, ky i fundit ka refuzuar të japë informacione për mediat në lidhje me këtë lëvizje në momentet e fundit. Megjithatë, sipas asaj që raportohet në Itali, Lazio i ka ofruar futbollistit një kontratë që do e mbajë të veshur me fanellën e tyre për 2 vite e gjysmë, ndërsa në xhepat e tij do të shkojnë 3.5 milionë euro në sezon./Sport Ekspres/
? #Lazio Il Ds Igli #Tare lascia lo Sheraton senza rilasciare dichiarazioni ? @calciomercatoit #CMITmercato pic.twitter.com/UPZiAhcL4a
— Giorgio Musso (@GiokerMusso) January 30, 2020