E FUNDIT/ “I kemi fituar dy ndeshjet, futemi me besim”! Nedim Bajrami para Hungarisë: Fola me Rejën, shpresoj për të shënuar

Nedim Bajrami ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes së Shqipërisë në transfertën ndaj Hungarisë. Futbollisti i Empolit është shprehur se kuqezinjtë duhet të futen me shumë vetbesim në fushën e lojës pasi i kanë fituar të dy takimet e fundit dhe do të kërkojnë për të marrë maksimumin në sfidat e tetorit. Gjithashtu është zbuluar edhe biseda e tij me Rejën, teksa trajneri i kuqezinjëve i kërkon që të luajë më shumë në mbrojtje.

“Do futemi në ndeshje me vetbesim pasi i kemi fituar të dy takimet e fundit dhe duhet ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë. E dimë se çfarë duhet të bëjmë në ndeshje, duhet të futemi pa presin. Fola edhe me Rejën, më tha se duhet të punoja edhe pa top, por edhe me top. Jemi tre shqiptarë që luajmë me Empolin dhe shpresoj që edhe Asllani të futet në ekip të parë. Me rëndësi është që t’i fitojmë këto dy ndeshje. Reja më tha se duhet të punoj më shumë pa top dhe në aspektin mbrojtës te Kombëtarja, pasi te Empoli punoj vetëm në aspektin sulmues. E vendos Reja se kush luan, po shpresoj për të shënuar”, tha Bajrami. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *