Më në fund! Një lajm i mirë vjen për elitën e futbollit shqiptar që do të rikthehet brenda pak ditësh. Në mbledhjen e organizuar gjatë ditës së sotme nga ana e Ligës Profesioniste pati edhe një shtyrje, pasi fillimisht u programua për t’u zhvilluar të premten.
Megjithatë e mbajtur gjatë ditës së sotme teksa filloi në orën 13:00, “Supersport” ka raportuar se është vendosur për fundin e bojkotit. Pra të gjitha ekipet do të kthehen në fushën e lojës. Sa i përket datës ekzakte bëhet fjalë për mesjavën e ardhshme, në 4 nëntor, atje ku do të zhvillohet java e parë e kampionatit, ndërsa në fundjavë do të luhet Kupa e Shqipërisë. /Sport Ekspres/