E FUNDIT/ “Hungarinë e njoh mirë, flasin shumë për Shqipërinë”! Myrto Uzuni: Jam në kulmin e karrierës time

Myrto Uzuni ishte në konferencën për shtyp duke folur për ndeshjen me Hungarinë. Kjo do të jetë finalja e radhës për Shqipërinë me objektivin drejt Botërorit dhe që të mbahet vendi i dytë deri në fund. Lojtari i Ferencvarosh është shprehur se në kampin kundërshtar flasin shumë për kuqezinjtë, ndërsa thekson edhe njëherë tjetër se është në kulmin e karrierës së tij.

“E kam thënë se ndihem në formën më të mirë të karrierës time, por te Kombëtarja është gjë tjetër, nuk ka rëndësi se kush luan. Unë dua të luaj gjithmonë, Hungarinë e njoh mirë, stërvitem atje me lojtarët që do të luajnë ndaj Shqipërisë. Ndihet shumë sfida, në dhomat e zhveshjes flasin për këtë takim te Hungaria.

Hungaria luan më mirë pa tifozë, ka bërë rezultate më pozitive sesa me tifozë. Tani jam në kulmin e karrierës, po bëj mirë në “Europa League”, te Ferencvaros dhe së fundmi te Kombëtarja. Do të fitoj ekipi që jep zemrën dhe shpirtin në fushë. Në mentalitetin tim nuk futem për barazim në fushë, vetëm për fitore”, tha Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *