FIFA ka thënë fjalën e saj dhe më i miri i vitit është Robert Levandovski. Hegjemonia Mesi-Ronaldo merr fund mbrëmjen e sotme, teksa trofeu këtë herë do të shkojë në Gjermani. Polaku ka bërë një sezon fantastik dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Fiton tripletën dhe shpallet golashënuesi më i mirë në të 3 kompeticionet. Statistika këto që flasin vetë dhe nuk lënë vend për dyshime mbi këtë vendim të marrë nga FIFA.
Ndonëse për vite me radhë kanë dominuar botën e futbollit, mosha duket se po jep efektet e vet ate Mesi dhe Ronaldo. Padyshim që ende gjenden në nivelet më të larta të futbollit dhe ndikimi në fushën e lojës nuk mungon, por sërish gjenden larg shkëlqimit që jemi mësuar gjithnjë ti shohim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/