Nga Klaudio Ndreca
Tirana e njohu në ditën e djeshme kundërshtarin me të cilin do të përballet në turin e parë të “Champions League”. Pikërisht kampionët e Gjeorgjisë, Dinamo Tbilisin. Një kundërshtar që bardheblutë mendohet i lehtë, sigurisht duke parë edhe kundërshtarët e tjerë të mundshëm që mund të binin përballë kryeqytetasve.
Ndërkohë vetëm pak minuta më parë janë hedhur edhe goglat e turit të dytë për “Champions League”. Nëse Tirana do të kalojë Dinamo Tbilisin, atëherë do të përballet me fituesin e çiftit Crevena Zvezda-Europa. E thënë ndryshe do të gjente menjëherë kampionin e Serbisë, pasi këta të fundit luajnë me modestët e Gjibraltarit. Kjo ndeshje do të luhet në shtëpinë e çiftit Dinamo Tbilisi-Tirana, për të pasur një përparësi. /Sport Ekspres/
Fituesi i ndeshjes 17- Fituesi i ndeshjes 13