Çdo që e bukur e ka një fund! Ecuria mbresëlënëse pa asnjë humbje e Bajer Leverkusenit është ndalur në Dublin. Pas 50 ndeshjeve si të pamposhtur, “aspirinat” kanë pësuar humbjen e parë të sezonit. Një disfatë që shkakton një hidhërim më të madh për lojtarët e ekipit gjerman, pasi erdhi në një finale si ajo e Ligës së Europës.
Atalanta ka mposhtur Leverkusenin me rezultatin e pastër 3-0 falë një super Ademola Lukmani. Ky i fundit mban autorësinë e të tre golave të takimit, duke shënuar përkatësisht në minutën e 11, 26 dhe të 75. Një arritje historike për ekipin e Gasperinit, që për të parën herë fiton një trofe europian. Kupa e Ligës së Europës u ngrit në qiellin e Dublinit nga Berat Gjimshiti, i cili në këtë sfidë mbante në krahë shiritin e kapitenit për Atalantën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/