Grezda do të ishte protagonist i një incidenti shumë negativ në Skoci, teksa do të pështynte kundërshtarin në ndeshjen e të rinjëve. Shumë u përfol në mediat skoceze për një përjashtim të sulmuesit shqiptar, por vetë trajneri Gerrard ka sqaruar gjithçka.
Tashmë është bërë një takim privatisht mes tyre, ndërsa Grezda do t’ia hedh vetëm me një gjobë. Nuk bëhet fjalë për një përjashtim nga klubi, megjithëse trajneri i Rangersit është shprehur se po mendohet mundësia e huazimit.
“Ne patëm një bisedë private, si burri-burrit. Unë i thashë atë që mendoja për incidentin. Ai dha versionin e tij dhe unë ia lashë bordit që ta ndëshkojë në anën financiare. Ka qenë i disiplinuar dhe jam shumë i sigurt se do ta marrë një letër nga klubi brenda pak kohësh.
Unë nuk thashë që ai nuk do të luajë më kurrë për Rangersin, por do të ndëshkohet. Kemi pasur një kerkëse për huazim këto ditët e fundit. Po e shohim me kujdes”, ka thënë Gerrard. /Sport Ekspres/