Kosova do të përballet në ditën e sotme kundër Suedisë në transfertë. Kjo përballje do të nisi në orën 18:00 dhe kështu tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë që t’i ndjekin të dy përballjet, pasi Shqipëria luan në mbrëmje.
Pak më parë ka dalë edhe formacioni zyrtar i Kombëtareve. Te Suedia dallon lehtë futbollisti i Juventusit, Kulusevski, që do të jetë problemi më i madh për dardanët. Nga krahu tjetër Shaland ia ka besuar sulmin Muriqit dhe Rashicës. /Sport Ekspres/