Vetëm para pak minutash është publikuar formacioni zyrtar i Chelseat për ndeshjen që do të ketë ndaj Evertonit. Flasim këtu për përballjen që do të ketë Lampardi kundër Ançelotit, në ndeshjen që nis në orën 15:00 dhe e vlefshme për “Premier League”.
Për herë të parë, Armando Broja debuton te lojtarët e grumbulluar nga blutë e Londrës. Sulmuesi shqiptar e nis nga stoli këtë ndeshje dhe ka mundësi që të ketë disa minuta aktivizimi për të, duke parë që me të rinjtë ka qenë makineri golash. Gjithashtu Broja hyri në stadium me ekipin e parë edhe në ndeshjen e fundit kundër Liverpulit, por atje nuk do të gjendej as në stol. Këtë herë ndryshon historia, ndërsa është një moment kulminant për karrierën e Brojës. /Sport Ekspres/
Frank Lampard’s starting XI! ?#CHEEVE pic.twitter.com/s72v2EvUzg
— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 8, 2020