E fundit/ Florian Marku zbulon kundërshtarin, në “Air Albania” ndeshet për titullin e dytë në karrierë

Florian Marku ka zbukuar më në fund rivalin që do të ketë përballë në duelin që do të zhvillojë në Shqipëri. Boksieri nga Lushnja do të ndeshet me Miguel Parra-n në 25 gusht në stadiumin “Air Albania”. Lajmin e bën të ditur vetë Marku përmes faqeve të tij zyrtare në rrjete sociale, duke ftuar të gjithë shqiptarët për ta mbështetur. Florian Marku do të përballet për titullin e tij të dytë në karrierë, atë të WBC Silver Interim. Parra numëron 24 dylu.ftime në karrierë, ndër të cilat ka fituar 21, ka humbur dy dhe ka barazuar vetëm një.

“Kam pritur gjithë karrierën time për t’u rikthyer për një ndeshje kaq të madhe në Atdhe. Kjo është për të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë time. Kjo është koha ume, në 25 gusht kthehem në Shqipëri për t’u ndeshur për titullin e dytë në karrierën time WBC Silver Interim kundra meksikanit Miguel Parra në një stadium gjigant si “Air Albania”. Ju pres të gjithëve atje…. I pres të gjithë shqiptarët kudo që janë nëpër botë atë ditë në stadium. Biletat dalin në shitje këtë të enjte në orën 10:00 në faqen https://al.ebileta.al/ Më shumë informacione mbi biletat në vazhdim”, ka lajmëruar Florian Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *