Komisioni i Displinës ka publikuar para pak minutash vendimet sa i përket futbollit shqiptar. Kështu, saktësisht dënime ka për Erzenin që për sjelljen e gabuar të spektatorëve ka marrë një gjobë. Gjithashtu lojtari i tyre, Haxhi Kacmoli nuk mund të luajë për dy ndeshje, ndërsa edhe zyrtari Albin Keci për protesta do të largohet për dy ndeshje nga aktiviteti. /Sport Ekspres/
Vendimet e plota
- KF Erzeni, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës së lojës, ne baze te nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Lojtari i KF Erzeni, Haxhi Kacmoli, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, ne baze te nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti
- Zyrtari i KF Erzeni, Altin Keci, për protesta ndaj vendimeve te arbitrit me fale ofenduese, ne baze te Nenit 55 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qendrimi ne dhomat e shveshjes dhe stoli i rezervave.
- Lojtari i Internacional Tirana, Arimaldo Sallaku, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i Luzi 2008 Fatjon Tafa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qendrimi ne dhomat e shveshjes dhe stoli i rezervave.
- Lojtari i Luzi 2008, Tedi Baholli, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Ne aplikim të nenit 32, pezullimin e pjesshem të zbatimit të dënmit duke shlyer detyrimisht gjysem e denimit dhe duke u vendosur ne prove per nje periudhe 6 (gjashtë) mujore.
- KF Sopoti, per sjelljen e gabuar te spektatorëve duke shkaktuar nderprerjen e perkohshme te lojës, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS, denohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.
- Zyrtari i Mirdita Elvis Lleshaj, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qendrimi ne dhomat e shveshjes dhe stoli i rezervave.
- Partizani B, per sjelljen e gabuar te spektatorëve duke shkaktuar akte dhune, , në bazë të nenit 65/4/c) të KDS, denohet me zhvillimin e 6 (gjashtë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.
- Lojtari i Shenkollit Ersiljo Daja, per sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 47/1/b) denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Akademia U19 Klajdi Hoxha per sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 47/1/b) denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Teuta U19 Jurgen Muka per sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 47/1/b) denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Teuta U19, per sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 47/1/b) denohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i Brians U19, Altin Bibaj per sjellje jo sportive ndaj ndaj zyrtarit të ndeshjes duke perdorur fjale ofenduse, ne baze te Nenit 48/2/a) të KDS denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qendrimi ne dhomat e shveshjes dhe stoli i rezervave.
- Çeljen e hetimit disiplinor per ndeshjen Akademia U15 vs Partizani U15
- Pushimin e çështjes disiplinore per ndeshjen Butrinti – Oriku.
- Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Kastriotit Gezim Rama. Pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit Nr.7 Date 10.10.2019 (Pika 1). Vendosjen e zyrtarit në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.