E FUNDIT/ FIFA është gati për “dorën e hekurt” ndaj Rusisë, pritet vendimi për ngrirjen e plotë

FIFA është gati që të marrë hapin për “dorën e hekurt” ndaj Rusisë. Sipas raportimeve të BBC, Qeveria Botërore e Futbollit është në bisedime për pezullimin e plotë të Rusisë pas vendimit të fundit të Putin për hyrjen në Ukrainë.

Ndërkohë FIFA është duke punuar në të njëjtën linjë edhe me UEFA-n, në komunikimin mes tyre është vendosur që të mbahet vendimi zyrtar në orët e pasdites ku do të mësohet saktësisht dënimi për Rusinë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *