Rikthimi i Romelu Lukakut në radhët e Interit tashmë po shkon drejt hapave përfundimtarë. Fabrizio Romano njofton se palët kanë arritur akordin dhe kanë bërë gati kontratën. E vetmja gjë që pritet është hedhja e firmës. Eksperti i merkatos zbulon se Interi do të paguajë 8 milionë paund për huazimin e Lukakut, ndërsa në fund shton se Tucheli kërkonte largimin e sulmuesit belg.
“Interi dhe Chelsea tani janë duke përgatitur dokumentet për t‘u firmosur dhe për të përfunduar negociatat për Romelu Lukakun. Todd Boehly, është përgatitur për të pranuar tarifën e fundit të huazimit me vlerë 8 milionë paund, plus shtesat. Thomas Tuchel-i donte që Lukaku të largohej nga klubi, teksa sulmuesi belg ishte duke shtyrë vetëm drejt Interit“, njofton Fabrizio Romano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Inter and Chelsea are now preparing paperworks to sign and complete the negotiation for Romelu Lukaku. Todd Boehly, prepared to accept final loan fee worth €8m plus add-ons ?? #Lukaku
Thomas Tuchel wanted Lukaku to leave the club as Belgian striker was only pushing for Inter.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 21, 2022