E FUNDIT/ “Eljon Toçin mos e krahasoni fare me mua”! Sokol Cikalleshi flet para Izraelit: Largimi në Arabi nuk do të ma heqë Kombëtaren

Shqipëria do të përballet ndaj Izraelit dhe Islandës në dy takimet e fundit të Ligës së Kombeve. Objektivi i kuqezinjëve mbetet vendi i parë, ndërsa fitorja me Izraelin është e detyrueshme për të kaluar më tej. Në konferencën për shtyp në ditën e sotme gjendeshin Sokol Cikalleshi dhe Frederik Veseli. Sulmuesi u shpreh se janë korrigjuar gabimet nga humbja e fundit.

“Këtë javë po punojmë për shënimin e golave. Po bëjmë më të mirën për momentin edhe pse grupi nuk është i plotë. Më mirë është kur luan me dy sulmues pasi mundësia e shënimit është më e madhe kur ke një partner tjetër. Në ndeshjen e fundit kemi bërë gabime të cilat mund të evitoheshin. Për këtë gjë po punojmë, kemi bërë analiza me video.

I kemi parë ato gabime. Kemi një rival të vështirë, është një grup më i vështirë se e kemi pasur më para. Largimi nga Kombëtarja me ekipin e ri? Jam pak larg, në Arabi, është një pikë e karrierës time ku po tentoj një aventurë te re. Mund të kthehem sërish te Konyaspor. Është paksa larg, sigurisht që në Arabi nuk është njësoj si të luash në Turqi.

Besoj se ftesa e Kombëtares nuk do mungoj nëse shënoj edhe në Arabi. Nëse do të jem në gjendje të keqe, edhe Kombëtarja nuk do të më thërrasi. Eljon Toci? Uroj që të ketë karrierë të mirë, ka kohë ende për t’u përmirësuar. Mos e krahasoni fare me Cikalleshin, të bëhet më i mirë”, tha Cikalleshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *