E FUNDIT/ Egnatia turpërohet në Islandë, Breidabliku e eleminon me goleadë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Egnatia i ka dhënë fund rrugëtimit në Ligën e Kampionëve. Kampionët e Shqipërisë nuk kanë mundur të ruanin avantazhin e fitores 1-0 që morën një javë më parë në Rrogozhinë. Egnatia është turpëruar në Islandë, ku është mposhtur me shifrat e thella 5-0.

Historia e këtij takimi u mbyll që në pjesën e parë të tij. Thorsteinsoni tundi rrjetën në minutat 15 dhe 27, ndërsa Einarsoni shënoi në minutat 23 dhe 38. Ndërkohë në minutën e 69 ishte Omarsoni ai që vulosi rezultatin përfundimtar të takimit. Pas këtij eleminimi, Egnatia do të vazhdojë rrugëtimin europian në turin e dytë të Ligës së Europës./Sport Ekspres/