E FUNDIT/ Egnatia ngre Kupën e Shqipërisë për të dytën herë radhazi, rrogozhinasit fitojnë trofeun e parë të sezonit

Kupa e Shqipërisë i përket Egnatias. Rrogozhinasit ngrenë lart për të dytin vit radhazi trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptar. Egnatia ka mposhtur sot me rezultatin minimal 1-0 Kukësin. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 38 dhe ka si autor Edison Ndrecën. Ky i fundit u la i pambuluar në zonë, nga ku ndëshkoi ish-skuadrën e tij.

Egnatia pati mundësinë të dyfishonte rezultatin në minutën e 78, kur gjyqtari akordoi një 11 metërsh në favor të jeshilzinjve. Fernado mori përsipër të gjuante këtë penallti, por nuk mundi ta fitonte dot duelin me Tafasin. Portieri i Kukësit arriti ta priste me sukses topin, duke mbajtur ende në lojë verilindorët. Kuksianët provuan deri në sekondat e fundit, por nuk mundën të ndryshonin dot rezultatin. Në fund, kupa shkoi në duart e lojtarëve të Egnatias, të cilët fitojnë kështu trofeun e tyre të parë për këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Pritja e penalltise.
byu/Football_24_7 insoccer

GOOOOAAAAL!
byu/Football_24_7 insoccer