E FUNDIT/ E thotë hapur se Polonia fitoi padrejtësisht me Shqipërinë, Glik: Ndërhyrja ime te Manaj ishte penallti e pastër

Futbollisti i Polonisë, Glik, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në krahë të trajnerit Sousa. Teksa i është bërë pyetja rreth penalltisë që nuk u akordua nga gjyqtarit në ndeshjen e parë të Shqipërisë, kur i ka ndërhyrë Rei Manajt, Glik e pranon se ishte penallti e pastër.

“Jo vetëm lojtarët, por edhe trajneri është italian. Kjo i ka sjell shumë cilësi Shqipërisë. Do të na duhet që të përballemi seriozisht me cilësitë e këtij ekipi dhe këtë do të përpiqemi që ta bëjmë sa më mirë nesër në fushë. Shqipëria pësoi 4 gola në ndeshjen e parë dhe kjo ndodh shumë radhë, ishte shans për ne.

Trajneri Sousa do të përcaktojë mënyrën sesi do të luajmë. Loja ka fazat e saj, ndonjëherë është e nevojshme që të tërhiqem taktikisht mbrapa. Nuk do të veçoja një lojtar të vetëm nga Shqipëria. Ata luajnë bllok me njëri-tjetrin, janë të mirë në mbrojtje dhe tentojnë kundërsulmin. Rasti me Manajn në Varshavë? Ishte një penallti e pastër në favor të Shqipërisë, por gjyqtari ka të drejtë të marrë vendimet e tij. Nuk i shmangem përgjegjsisë”, tha Glik. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *