E fundit/ “E mbylla me Tiranën”, Ardian Mema largohet me një mesazh në televizion

Ardian Mema nuk do të jetë më trajner i Tiranës dhe gjithçka ka marrë formën zyrtare, megjithëse ende jo nga klubi. Gjatë emisionit “Pressing” në “ABC News” është përfolur për këtë largim.

Ndërkohë do të ishte vetë tekniku i njohur që do t’i dërgonte mesazh drejtuesit të emisionit, Gerti Carcanit. “E mbylla me Tiranën”, një mesazh i shkurtër, por që tregon shumëçka për të ardhmen e klubit. Takimi që ka zgjatur për disa orë me presidentin Refik Halili ka pasur një fund të pritshëm, pasi edhe vetë tifozët kërkonin një ndryshim të tillë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online