Xabi Alonso ka konfirmuar sot se do të mbetet trajner i Bayer Leverkusenit. Pas spekulimeve të shumta për vazhdimin e karrierës së tij si trajner dhe ofertave nga Liverpool dhe Bayern, trajneri spanjoll Xabi Alonso sot në konferencën për shtyp ka bërë të ditur se do të mbetet në pankinën e Bayer Leverkusenit.
“Kam pasur bisedime shumë të mira me klubin dhe u kam thënë se dua të qëndroj”, tha Xabi Alonso dhe vazhdoi: “Pas shumë bisedave për të ardhmen time, vendosa të përfitoj nga kjo pauzë, të shikoj gjithçka dhe të marr një vendim. Ky është vendi më i mirë për mua”, tha Xabi Alonso.
Trajneri nuk donte të përmendte klubet me të cilat ishte i lidhur dhe të cilave u tha jo, Liverpool dhe Bayern. “Nuk do të komentoj për Liverpoolin apo Bayernin. Ata janë klube të mëdha dhe unë jam i lidhur me ta për shkak të së kaluarës. Megjithatë, tani jam aty ku dua të jem. Tani nuk është koha për të folur për të ardhmen, dua të zhvillohet më tej gjithcka në Bayern Leverkusen. Ua kam komunikuar vendimin edhe lojtarëve”, tha Xabi Alonso. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/