Pas humbjes së pamerituar ndaj Polonisë, Shqipëria do të përballet me Hungarinë. Kuqezinjtë janë të dënuar për të fituar në mënyrë që të vazhdojnë ende garën në këto kualifikuese të Botërorit. Ndërkohë në konferencën për shtyp në ditën e sotme ishte i pranishëm edhe kapiteni Berisha.
“Jemi të vetdijshëm për lojën e bërë ndaj Polonisë. Kemi bërë gjëra të mira dhe të eliminojmë gabimet, sidomos në golat e pêsuara. Në ndeshjen ndaj Polonisë duhej të merrnim shumë më tepër se morëm. Nê ndeshjen e ardhshme do japim edhe më shumë që të kthehemi te fitorja. Ndeshje e rëndësishme për të dy palët. Nëse fitojmë ndaj Hungarisë do vazhdojmë ëndrrën. Jemi shumë të motivuar për t’u kthyer te fitorja. Respekt për Hungarinë, do futemi pêr fitore”, tha Berisha. /Sport Ekspres/