Dy Asllani janë zyrtarizuar në një ditë në qytetin e Milanos. I pari ishte Kristjani, i cili për 5 vitet e ardhshme do të mbajë veshur fanellën e Interit. Ndërkohë lojtarja tjetër i përket futbollit të femrave dhe kalon në anën kuqezi të qytetit.
Milani ka zyrtarizuar transferimin e Kosovare Asllanit. Pas aventurës te Reali i Madridit futbollistja shqiptare zgjedh të vazhdojë karrierën në Serinë A. Vetë klubi i Milanit ka bërë të ditur lajmin përmes faqes zyrtare, ku njofton se Kosovare Asllani do të jetë kuqezi deri në vitin 2024./Halit Delibashi-Sport Ekspres/