Kristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv edhe në testin e dytë sa i përket infektimit nga pandemia e Koronavirusit. Ylli portugez do të mungojë edhe në ndeshjen e nesërme që Juventusit do të zhvillojë ndaj Veronës.
Por një lajm i mirë vjen nga Italia! Më parë u bë si fakt i kryer mungesa e Ronaldos në ndeshjen e së mërkurës së Juventusit kundër Barcelonës.
Megjithatë do të ketë edhe një testim të fundit në ditën e hënë që do të vendosi përfundimisht aktivizimin ose mungesën ndaj Barcelonës. Shpresat janë të mëdha pasi Ronaldo ka pak mbetje të virusit dhe nuk ka simptoma. /Sport Ekspres/