Bruno Dita ka mbyllur marrëdhënien e tij me Skënderbeun. Kontrata e tij me korçarët ka përfunduar dhe prej disa ditësh është zbuluar edhe nga vetë lojtari se ka firmosur me ekipin e ri, por pa zbuluar ende një emër. Ndërkohë “Supersport“ ka mësuar të ardhmen e mesfushorit shqiptar.
Tirana dhe Partizani nuk ia kanë dalë të bindin lojtarin, teksa ky i fundit ka zgjedhur Shkëndijën e Tetovës. Futbollisti 27-vjeçar do i bashkohet skuadrës së Ernest Gjokës pas ndeshjes me Partizanin për të filluar kështu këtë aventurë të re. Kontrata e firmosur është për një periudhë 2-vjeçare. Shifra që do të arkëtojë në fund të sezonit nuk bëhet e ditur, megjithëse mësohet se do të jetë e lartë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/