E fundit/ Brenda stadiumit “Air Albania”, nisin sharjet mes tifozëve dhe evitohet me akustikën

Stadiumi “Air Albania” ka nisur të mbushet që dy orë para fillimit të derbit me tifozë nga të dy krahët. Këta të fundit nuk kanë pritur për vërshëllimën e arbitrit kryesor për të treguar rivalitetin që ekziston mes bardhebluve dhe guerrilsave.

Ofendimet dhe koret kundër njëri-tjetrit kanë nisur të dëgjohen që tani në “Air Albania”, ndërsa gjatë fillimit të ndeshjes nuk do të mungojnë as këtë herë. Madje pritet që jetë organizuar një koreografi me fleta në duar, megjithëse ende nuk dihet se çfarë do të përmbajnë ato fleta në duart e tifozëve. Gjithashtu në stadium është ngritur zëri në maksimum për t’u mos dëgjuar sharjet mes tifozëve. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online