Në ditën e djeshme ka ardhur njoftimi nga Kukësi që paralajmëroi nënshkrime të bujshme. Nuk kalojnë shumë orë dhe verilindorët heshtin opinionin sportiv që deri në këtë kohë ka shkruar vetëm për largimet e rëndësishme dhe pak për afrimet.
Tashmë është zbuluar se “bomba” kryesore e Kukësit është Agim Ibrahimi. Një futbollist i shumëkërkuar nga skuadrat më kryesore në Superiore, por që gjithmonë e ka shmangur elitën tonë për të mbërritur në një aventurë në Europë.
Me këtë sulmues është arritur akordi për një kontratë dy-vjeçare, ndërsa faqja zyrtare e Kukësit ka publikuar edhe CV e pasur të Ibrahimit. Stërvitja për të në drejtimin e Gegës do të nisë menjëherë në ditën e hënë, ndërsa tashmë pritet edhe një tjetër zyrtarizim te Kukësi. /Sport Ekspres/